Platforma Liria Ka Emër ka njoftuar se sot do të prezantohet ekspozita me titull Ngjyrat e Lirisë. Ky projekt kulturor është konceptuar si një homazh për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe për sakrificën e popullit për arritjen e lirisë.
Kjo ekspozitë është pjesë e një sërë aktivitetesh sensibilizuese që platforma ka ndërmarrë në periudhën e fundit. Përveç ekspozitës, Liria Ka Emër prej ditësh ka vendosur edhe atë që quhet Ora e Pritjes. Ky instalacion shërben për të numëruar mbrapsht ditët deri në ditën vendimtare të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.