Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetje për protestën që synon që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. Ai e ka bërë këtë duke shpërndarë në profilin e tij në Instagram thirrjen për protestë.
Protesta do të mbahet të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Sipas Gazeta Metro, thirrja kërkon më shumë vëmendje ndaj vrasjeve të grave dhe trajtimin e tyre si çështje me rëndësi kombëtare.