Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ripërsëritur thirrjen për pjesëmarrje në marshin e planifikuar për 17 shkurt në Prishtinë.
Marshi me moton “Drejtësi, jo politikë” organizohet nga platforma “Liria ka Emër” dhe do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu”, duke filluar në orën 14:00.
Platforma “Liria ka Emër” në një konferencë për media ka ftuar kryetarët e komunave, përfshirë ata që kanë shprehur gatishmëri dhe mbështetje, të bashkohen protestës. Ata kanë ftuar gjithashtu qytetarët e Kosovës për të marrë pjesë në këtë marsh madhor.
Qëllimi është për të dëshmuar për historinë e Kosovës dhe sakrificën e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), para se të jepet fjala përfundimtare në Hagë.