Enver Hoxhaj, deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e plotë të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Ky vendim erdhi pas zbulimit të shumë mospërputhjeve gjatë rinumërimit të pjesshëm. Hoxhaj e vlerësoi si hap të domosdoshëm për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.
Në një postim në Facebook, ai shkroi: «Vendimi i KQZ-së për rinumërim të plotë të votave është hap i domosdoshëm për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Vota është e shenjtë dhe nuk guxon të preket, të deformohet apo të manipulohet. Çdo votë duhet të numërohet saktë dhe drejt. Personat përgjegjës për këto parregullsi duhet të japin përgjegjësi. Vetëm kështu ruhet besimi në demokraci dhe në institucionet e shtetit».
Gjatë rinumërimit të pjesshëm, Hoxhaj humbi 1.017 vota. Ai theksoi nevojën për transparencë dhe llogaridhënie për të ruajtur besimin e qytetarëve në institucione.