Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu pikëllimin e tij për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, pas valës së sulmeve ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Në një postim në platformën X, Erdogan shkroi: “U pikëllova kur mësova për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pasojë e sulmeve të djeshme.” Ai shprehu ngushëllimet për popullin iranian dhe shtoi: “Së bashku me popullin e Iranit, ne si Turqi do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona që të gjithë miqtë dhe vëllezërit tanë në rajon të gjejnë sërish paqen dhe stabilitetin që meritojnë, të marrë fund konflikti në rajonin tonë dhe t’i rikthehemi diplomacisë.”
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përshkallëzimi i fundit ka tronditur balancat e sigurisë në rajon.