Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike, njofton një takim me demokratët në Fier më 3 shkurt 2026, në orën 17:00, tek Kinoteatri i qytetit.
Ky është ndalesa e radhës në turin e tij politik nëpër qytetet e vendit, për reformimin e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj tek fitoret. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shpjegon se këto takime shërbejnë për komunikim drejtpërdrejt me strukturat dhe mbështetësit e partisë, duke ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për PD.
Postimi i tij i plotë lexon: “Nesër shihemi në Fier, tek Kinoteatri i qytetit, ora 17:00! Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet. Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike. Shihemi nesër!”.
Takimi pritet të jetë hapësirë dialogu mbi situatën politike, sfidat e opozitës dhe veçanërisht të Partisë Demokratike.