Everton nuk heq dorë nga transferimi i Edon Zhegrovës. Ekipi anglez nga Premier League e sheh lojtarin 26-vjeçar si përforcim të rëndësishëm për sulmin dhe po përgatit ofertë për ta bindur Juventusin në lirimin e tij në fund të sezonit.
Juventus duket i gatshëm ta shesë Zhegrovën, pasi ai nuk ka bindur plotësisht me paraqitjet që nga transferimi nga Lille në Torino. Sulmuesi i krahut ka pasur minuta të kufizuara te skuadra italiane, ku ka qenë startues vetëm në një ndeshje.
Javët e fundit Zhegrova ka treguar paraqitje më të mira. Deri tani ai ka luajtur në 20 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. Skuadra italiane pagoi rreth 20 milionë euro për shërbimet e tij dhe ka kontratë me të deri në verën e 2030.