Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues. Njohësit e Kushtetutës vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese mund të japë mundësi të dytë, për shkak se seanca nisi brenda afateve kushtetuese dhe nuk u ezauruan tre raundet e votimit.
Përfaqësuesi i Zyrës Ligjore në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, shpjegon se 66 nënshkrimet e deputetëve të grupit parlamentar të LVV-së për kandidatët Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun janë ezauruar. "Nëse do të vazhdojë seanca dhe kandidatët të mbeten të njëjtë, këto nënshkrime konsiderohen të konsumuara, pasi pothuajse të gjithë 66 deputetët i kanë dhënë mbështetjen", tha ai për RTV21. Për një kandidaturë të re, nevojiten të paktën 30 nënshkrime nga deputetë të grupeve të tjera parlamentare para votimit.
Juristi Anton Nrecaj vlerëson se Gjykata Kushtetuese mund të vendosë si në rastin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq, e cilësuar antikushtetuese, por proces i pakthyeshëm. Gjykata mund të vlerësojë dekreti i presidentes kushtetues, por të urdhërojë vazhdimin e seancës deri në ezaurimin e tre raundeve. Ai përmend nenin 82 të Kushtetutës, që lejon zgjatjen e procedurës deri në 60 ditë nga inicimi, për të dhënë hapësirë partive politike drejt konsensusit dhe shmangies së zgjedhjeve të parakohshme.