Fabrizio Romano ka konfirmuar se drejtori sportiv shqiptar Igli Tare do të largohet nga Milani në fund të sezonit.
Drejtori sportiv dhe klubi kuqezi do të ndajnë rrugët pas vetëm një viti bashkëpunim, ndërsa mbeten vetëm procedurat formale për mbylljen e marrëveshjes.
Raportet mes Tare dhe drejtuesve të klubit janë krisur prej kohësh. Rezultatet zhgënjyese të Milanit në javët e fundit dhe merkatoja e verës së kaluar kanë ndikuar në këtë vendim.
Projekti i nisur me pritshmëri të mëdha nuk ka dhënë efektet e pritura, duke krijuar pakënaqësi në ambientin e klubit.
Milani aktualisht renditet në vendin e 4-të në Serie A dhe po lufton për kualifikim në Champions League të sezonit të ardhshëm.
Nënshkrimi i Tare me Milanin konsiderohet arritja më e madhe në rang drejtuesi për një shqiptar në Europë.
Tare ka sjellë trajnerin Massimiliano Allegri te klubi. E ardhmja e tij mbetet në dyshim, ndërsa drejtuesit do të analizojnë situatën në fund të sezonit përpara se të vendosin mbi vazhdimësinë.