Sipas rezultateve të anketës Securimetri 2025, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve të drejtpërdrejta për shëndetin në Ballkanin Perëndimor.
Rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky përqindje shënon nivelin më të lartë në rajon.
Në vende si Bosnja dhe Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve mbulohen nga skemat publike me kosto minimale, ndërsa në Shqipëri çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me pagesa nga xhepi.
27% e familjeve shqiptare alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave për shëndetësi. Ky prag konsiderohet kritik nga OBSH. Për krahasim:
- Serbia: 34%
- Kosova: 32%
Struktura në Shqipëri tregon shtrirje më të gjerë të barrës financiare.
Vetëm 9% e familjeve mbajnë shpenzimet nën 1%, treguesi më i ulët në Ballkan kundrejt mesatares rajonale prej 13%.
Analistët rekomandojnë rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësim të menaxhimit të sistemit parësor.