Biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu, i cili ndodhet prej disa ditësh në Davos të Zvicrës, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Mbrëmë, ai ishte i ftuar në një darkë private për nder të Eric Trump dhe Presidentit të Izraelit Isaac Herzog.
Në darkë morën pjesë gjithashtu ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe presidenti i Somalilandit Abdirahman Mohamed Abdullahi. Darka u karakterizua nga një atmosferë miqësore, ku u shkëmbyen ide dhe këndvështrime mbi zhvillimet aktuale globale dhe rëndësinë e dialogut midis aktorëve politikë e ekonomikë.
Më herët, në kuadër të forumit, Fatmir Hysenbelliu zhvilloi takime të veçanta me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ish-Kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau.
Forumi Ekonomik Botëror në Davos vazhdon të mbledhë liderë politikë, përfaqësues të biznesit dhe personalitete të rëndësishme nga e gjithë bota, duke shërbyer si platformë për diskutime mbi zhvillimet ekonomike dhe politike globale.