Fatmir Hysenbelliu dhe Dorian Duçka kanë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë në Mynih, Gjermani, në kuadër të Forumit të Sigurisë.
Ata u takuan me Luigi Di Maio, ish-ministër i Jashtëm i Italisë dhe aktualisht i dërguar special i Bashkimit Europian për rajonin e Gjirit. Në fokus të bisedave kanë qenë zhvillimet gjeopolitike, siguria energjetike si dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.
Gjithashtu, Hysenbelliu dhe Duçka zhvilluan një takim me Sultan bin Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Diskutimet u përqendruan te investimet strategjike, teknologjia, inovacioni dhe potenciali i projekteve të përbashkëta.
Forumi i Sigurisë në Mynih mblidhet liderë politikë, përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të sigurisë nga mbarë bota. Këto takime ofrojnë një platformë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe rritjen e rolit të aktorëve ekonomikë shqiptarë në skenën globale.