Vedat Muriqi po kalon një sezon të mirë te Mallorca në La Liga, ku ka realizuar 16 gola dhe 1 asist në 25 ndeshje. Ai renditet si golashënuesi i dytë më i mirë në Spanjë pas Kylian Mbappé. Megjithatë, performanca individuale e sulmuesit kosovar 31-vjeçar nuk i ka mjaftuar ekipit të tij, i cili pozicionohet në vendin e 18-të në tabelë, në zonën e rrezikut për rënie.
Interesi i Fenerbahçes
Mediat turke raportojnë se Fenerbahçe po e ndjek me kujdes situatën e Muriqit. Klubi nga Stambolli nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij dhe planifikon një ofertë të re në afatin kalimtar të verës. Në janar, ata tentuan ta transferojnë, por Mallorca refuzoi ta lirojë sulmuesin e saj kryesor.
Nëse Mallorca bie nga La Liga, kjo do të hapë rrugën për transferimin e lehtë të Muriqit te gjiganti turk. Edhe në rast se skuadra spanjolle mbetet në elitë, Fenerbahçe pret të shfrytëzojë dëshirën e tij për kthim në Stamboll.
Historia te Fenerbahçe
Muriqi ka luajtur më parë te Fenerbahçe në sezonin 2019/2020, ku u shfaq në 32 ndeshje kampionate dhe realizoi 15 gola si dhe 5 asistime.