FIFA ka vendosur të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Izraelit (IFA) për shkelje të Kodit Disiplinor, pas një ankese të paraqitur nga Federata Palestineze e Futbollit në Kongresin e 74-të të FIFA-s në maj 2024.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s konstatoi shkelje të neni 13 për sjellje ofenduese dhe parime të lojës së ndershme, si dhe të neni 15 për diskriminim dhe abuzim racist.
Masat e vendosura janë:
- Gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane;
- Paralajmërim për sjelljen e ardhshme;
- Detyrim për të shfaqur një baner me mesazhin “Futbolli bashkon botën – Jo diskriminimit”, së bashku me logon e IFA-s, në tre ndeshjet e ardhshme si vendase në kompeticionet e FIFA-s;
- Përdorim i një të tretës së shumës së gjobës për zbatim të një plani parandalues kundër diskriminimit, që përfshin reforma, monitorim dhe fushata ndërgjegjësuese në stadiume dhe kanale zyrtare për një sezon të plotë.
IFA duhet ta zbatojë planin brenda 60 ditëve nga njoftimi i vendimit. FIFA nuk mori masa për akuzat në lidhje me klubet në territorin palestinez, duke e cilësuar çështjen si komplekse juridikisht.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare ligjore të FIFA-s dhe IFA mund ta apelojë në Komitetin e Apelimit të FIFA-s.
Përditësime
Federata Palestineze e Futbollit anuloi disa ndeshje miqësore për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.