Fisnik Asllani, sulmuesi 23-vjeçar i kombëtares së Kosovës dhe i Hoffenheimit, ka dhënë një asist vendimtar në ndeshjen e Bundesligës kundër Bayern Munichut, të luajtur më 8 shkurt 2026 në Allianz Arena.
Ndeshja nisi me vështirësi për Hoffenheimin. Në minutën e 17-të, mbrojtësi Kevin Akpoguma u ndëshkua me karton të kuq. Tre minuta më vonë, Harry Kane shënoi golin e parë nga penalltia, duke çuar rezultatin në 1-0 për Bayernin.
Në minutën e 35-të, Asllani asistoi te goli i barazimit të Andrej Kramarić. Ai përfitoi nga një gabim i portierit Manuel Neuer, duke e shërbyer topin për sulmuesin kroat. Kështu, rezultati u bë 1-1.
Bayerni rifitoi epërsinë në minutën e 45-të me penalltinë e dytë të Harry Kane. Dy minuta më vonë, në minutën e 47-të të pjesës së parë, Luis Diaz shënoi golin e tretë, të asistuar nga Kane.
Në fushë për Hoffenheimin luajnë edhe dy lojtarë të tjerë të Kosovës: Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Sipas vlerësimeve të Flashscore, Asllani ka notën 7.9, Avdullahu 6.3 dhe Hajdari 6.0.
Ky sezon, Asllani ka luajtur 20 ndeshje në Bundesligë, me 6 gola dhe 4 asiste.