Fluksi i automjeteve që dalin nga Kosova është rritur ndjeshëm, duke sjellë vonesa në disa pika të kalimit kufitar. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare në Merdarë mbetet më e ngarkuara. Raportimet e fundit tregojnë se në këtë pikë, pritjet për dalje variojnë nga 60 minuta deri në 2 orë, ndërsa gjatësia e kolonës shkon nga 800 deri në 1200 metra.
Ngarkesë e shtuar është vërejtur edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët raportojnë pritje që variojnë nga 30 deri në 80 minuta, me kolona që arrijnë deri në 250-500 metra. Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë:
- Jarinjë: pritje nga 5 deri në 30 minuta dhe kolona deri në 100-200 metra.
- Muçibabë: pritje nga 5 deri në 30 minuta, me kolona deri në 400 metra.
- Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Mutivodë, Qafë Morinë, Qafë Prush dhe Stançiq: pritjet janë më të shkurtra, zakonisht nga 1 deri në 10 minuta.
Autoritetet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të ndjekin përditësimet zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kohë reale. Kjo masë synon të ndihmojë qytetarët në planifikimin e udhëtimit dhe shmangien e pritjeve të panevojshme gjatë kthimit të mërgimtarëve.
Përditësime
Të dhënat e orës 13:10 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë përkeqësim të situatës në pikat kufitare. Në Merdare, pritjet janë rritur në 3 deri në 3 orë e 20 minuta, me kolona që kanë arritur në 1.3 kilometra. Në Dheu i Bardhë, vonesat shkojnë deri në 1 orë e 30 minuta me kolona 1.2 kilometra, ndërsa në Jarinjë pritjet janë zgjatur në 50-60 minuta me kolona 900 metra.
Situata në pikat kufitare është përmirësuar ndjeshëm në orët e mëngjesit. Sipas të dhënave të orës 08:08 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën e Merdares kanë rënë në 60-90 minuta, ndërsa në Dheu i Bardhë vonesat janë shkurtuar në 15-20 minuta, duke shënuar një lehtësim të dukshëm krahasuar me raportimet e pasdites së djeshme.
Të dhënat e orës 14:13 të datës 23 gusht 2026 tregojnë ndryshime në dinamikën e qarkullimit kufitar. Situata në Merdarë ka shënuar përmirësim, me pritje në dalje që tashmë variojnë nga 10 në 15 minuta. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat janë shkurtuar në 100 metra, ndërsa koha e pritjes ka zbritur në 10 minuta. Në anën tjetër, pika kufitare në Mutivodë po përballet me fluks në rritje, duke regjistruar pritje deri në 30 minuta.