Fluksi i shtuar i udhëtarëve dhe mërgimtarëve ka ndikuar në kohën e pritjes në pikat kufitare të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit, sipas përditësimeve të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Situata në terren paraqet dinamika të ndryshueshme në varësi të pikës së kalimit dhe drejtimit të lëvizjes.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, të dhënat tregojnë luhatje të ndjeshme. Në hyrje, pritjet janë raportuar deri në 2 orë, me kolona që arrijnë gjatësinë deri në 200 metra. Në dalje, kohëzgjatja e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikën e Merdarës, udhëtarët janë përballur me pritje prej 15 deri në 20 minuta në hyrje, ndërsa në dalje vonesat kanë arritur deri në 30 deri në 40 minuta.
Sa i përket pikave të tjera kufitare, gjendja raportohet si vijon:
• Në Muçibabë, koha e pritjes në dalje është regjistruar deri në 40 minuta.
• Në Jarinjë, pritjet për hyrje variojnë nga 10 deri në 30 minuta, ndërsa në dalje rreth 5 deri në 10 minuta.
• Në Hani i Elezit, pritjet janë raportuar rreth 15 minuta në hyrje dhe 10 minuta në dalje, me kolona deri në 100 metra.
• Në Vërmicë, janë shënuar kolona prej 50 metrash në të dy drejtimet.
Ndërkohë, në pikat e tjera si Bërnjak, Glloboçicë, Kullë, Mutivodë, Qafë Morinë dhe Qafë Prush, situata është raportuar më e qetë, me pritje minimale ose pa kolona të gjata. Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin përditësimet zyrtare për gjendjen në kohë reale.
Përditësime
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për fluks të shtuar në hyrje të Kosovës. Pritjet në pikën kufitare të Muçibabës kanë arritur në 2 orë, ndërsa në Merdarë qytetarët po presin deri në 80 minuta. Në pikat e tjera, situata është stabilizuar me vonesa që nuk kalojnë 30 minuta.
Situata në pikat kufitare është tensionuar gjatë orëve të fundit. Në pikën e Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje kanë arritur në 150 minuta, me një kolonë automjetesh prej 1.4 kilometrash. Fluks i shtuar është shënuar edhe në pikat e tjera:
- Muçibabë: Kolona në hyrje ka arritur në 500 metra.
- Hani i Elezit: Pritjet janë deri në 25 minuta, me kolona prej 300 metrash.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për intensitet të lartë të qarkullimit në pikat kryesore kufitare. Situata aktualisht paraqitet si vijon:
- Dheu i Bardhë: Pritjet në hyrje zgjasin 60 minuta (kolonë 800 metra), ndërsa në dalje 40 minuta (kolonë 350 metra).
- Muçibabë: Pritjet në hyrje janë 40 minuta (kolonë 350 metra), kurse në dalje 60 minuta (kolonë 500 metra).
- Merdarë: Pritjet në hyrje variojnë nga 60 deri në 80 minuta.
- Jarinjë: Vonesat arrijnë deri në 30 minuta me kolonë prej 300 metrash.
Situata në pikat kufitare është përmirësuar gjatë orëve të fundit. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet te Dheu i Bardhë kanë rënë në 80 minuta, me kolona prej 400 metrash. Në pikat e tjera, vonesat janë stabilizuar nën 10 minuta.
Situata në pikat kufitare po ndryshon: te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë rritur në 2 orë, ndërsa te Hani i Elezit raportohen 30 minuta vonesë me 250 metra kolonë. Qarkullimi në Kullë përballet me 5 deri në 10 minuta pritje dhe 150 metra kolonë. Ndërkohë, gjendja në Merdarë dhe Jarinjë është përmirësuar, me pritje të reduktuara në 3 deri në 5 minuta.
Fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare ka shënuar ndryshime. Në pikën kufitare të Jarinjës, pritjet për hyrje janë rritur në 45-50 minuta, me kolona që arrijnë 600 metra. Në Muçibabë, pritjet për hyrje janë 40 minuta, ndërsa për dalje 15 minuta, me një kolonë prej 500 metrash në hyrje. Ndërkaq, në pikën e Dheut të Bardhë situata është lehtësuar, me pritje prej 40 minutash për hyrje.
Situata në pikat kufitare ka shënuar zhvillime të reja me rritje të fluksit në Dheu i Bardhë dhe lehtësim në pika të tjera. Në Dheu i Bardhë, pritjet në dalje kanë arritur në 60 minuta me një kolonë prej 500 metrash, ndërsa në hyrje regjistrohen 30 minuta pritje dhe 300 metra kolonë. Në Muçibabë, qytetarët po presin 30 minuta për të dalë, me një kolonë prej 200 metrash. Ndërkohë, në Jarinjë dhe Merdarë, situata është përmirësuar ndjeshëm, ku pritjet për dalje janë reduktuar në vetëm 10 minuta.