Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një foshnjë është sjellë pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 7 shtator, rreth orës 07:00, pasi prindërit e kanë dërguar fëmijën për ndihmë mjekësore.
Mjeku kujdestar në spital ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Lidhur me këtë rast, njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit, që pritet të zbardhë shkaqet e sakta të vdekjes.
Organet kompetente janë duke vazhduar hetimet për ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.