Analisti Frrok Çupi deklaroi në intervistën në emisionin “Tirana Live” të ABC News se reforma në drejtësi nuk ka arritur të vendosë rendin dhe barazinë para ligjit.
Sipas tij, drejtësia “u nis për të dhënë drejtësi, por nuk e dha”. Ai tha se janë krijuar aleanca mes partisë së Sali Berishës, sistemit të drejtësisë dhe elementëve kriminalë. Çupi kritikoi lirimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës së PD, duke e cilësuar si sinjal se shoqëria nuk dënon dhunën.
Ai përmendi se kanë kaluar 15 vite për të dënuar vrasjen shtetërore dhe akoma nuk është bërë. Çupi akuzoi drejtpërdrejt Sali Berishën se nuk është politikan, por vrasës. Sipas tij, kryengritja e Berishës përbën vrasje në tentativë në nivelin më të lartë të shtetit, vetëm për të marrë pushtetin. Ai e cilësoi këtë krim në flagrancë, të kryer njësoj si në opozitë ashtu edhe në qeveri.
Çupi foli për ndikime të huaja, duke thënë se Berisha është një prej aleatëve të Iranit. Ai karakterizoi gjuhën e Berishës si të drunjtë dhe të papëlqyeshme, si para 35 vjetësh, dhe pretendoi se ai ka “antena të çuditshme”.