Sot, në orën 11:00, në fshatin Vidhishtë të Roskovecit u mbajt ceremonia mortore për bashkëshortët Kosta Plaka dhe Belere Plaka. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, kur ish-dhëndri i familjes, Refit Buzi, 35 vjeç, ekzekutoi me armë gjahu Kosta Plakën, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaka, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Pas kryerjes së krimit, autori u largua nga vendngjarja me automjet bashkë me ish-bashkëshorten, të cilën më pas e la të lirë. Brenda pak orësh, autori i dyshuar i krimit i dha fund jetës.
Autoritetet dhe përfaqësuesit e familjeve kanë vendosur që ceremonia mortore për Refit Buzin të zhvillohet ditën e diel. Ky vendim është marrë si një masë parandaluese për të shmangur tensionet mes dy familjeve, pasi ato jetojnë në të njëjtën zonë dhe përdorin të njëjtat varreza fshati.