Shkodra mban sot zi për ndarjen nga jeta të Bleona Çelajt dhe dy fëmijëve të saj të mitur, pas një zjarri tragjik që ndodhi të mërkurën në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë. Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, mbetet objekt hetimi nga autoritetet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së flakëve që përfshinë banesën.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e lamtumirës së fundit mbahet këtë të enjte, më 30 korrik, duke filluar nga ora 15:00. Trupat e të ndjerëve do të prehen në varrezat e Domnit. Familja ka njoftuar gjithashtu se pritja dhe përcjellja e ngushëllimeve do të zhvillohet pranë zonës së njohur si “Shpëtimi” në Golem, ku të afërmit do të presin vizita për një periudhë tre-ditore.