Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në mbledhjen e zhvilluar më 13 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”, miratoi listën e ekipeve pjesëmarrëse dhe ndarjen e tyre në grupe për kampionatin e Kategorisë së Tretë, sezoni 2026/2027.
Në këtë edicion do të marrin pjesë 24 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B, sipas afërsisë gjeografike. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse kanë plotësuar kriteret e licencimit.
Në Grupin A bëjnë pjesë:
- KF Shkodra
- Bulqiza
- FK Shënkolli
- KF Kukësi B
- KF Mirdita
- KF Tirana B
- T-Kamza
- Dinamo City B
- KF Miloti
- Korabi B
- KF Adriatiku 2012
- North United FC
Grupi B përbëhet nga:
- KF Kinostudio
- KF Osumi
- KF Tepelena
- KF Përmeti
- KF Gramozi
- KF Turbina
- FK Skrapari
- KS Shkumbini
- Egnatia B
- KF Sopoti B
- A.S. Lefter Millo
- Besa Elite
Kampionati i Kategorisë së Tretë për sezonin 2026/2027 do të nisë më 24 tetor 2026. Departamenti i Garave në FSHF do të hedhë shortin për përcaktimin e kalendarit të ndeshjeve të premten, më 16 tetor, në orën 14:30, në “Shtëpinë e Futbollit”.