Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur ndryshimet në kalendarin e javës së gjashtë të kampionatit. Përballja mes Partizanit dhe Tiranës, e planifikuar fillimisht për 9 tetor, është zhvendosur për ditën e diel, më 11 tetor, në orën 18:30, në stadiumin Air Albania.
Klubi i Partizanit ka njoftuar edhe strukturën e çmimeve për biletat e këtij derbi:
- Sektori VIP: 5000 lekë
- Tribunat qendrore: 3000-4000 lekë
- Tribuna përballë: 1000-1500 lekë
- Tribunat pas porte: 500 lekë
Ndryshime të tjera në axhendën e javës së gjashtë përfshijnë sfidën Vllaznia–Dinamo, e cila do të luhet gjithashtu më 11 tetor në orën 18:30, duke u zhvilluar në të njëjtën kohë me derbin. Ndërkohë, takimi mes Teutës dhe Skënderbeut është spostuar nga data 11 tetor për në 10 tetor, ora 18:30.
Programi i plotë për ndeshjet e javës së 6-të është si më poshtë:
- 10 tetor, ora 18:30: Vllaznia–Dinamo
- 10 tetor, ora 18:30: Elbasani–Vora
- 10 tetor, ora 18:30: Teuta–Skënderbeu
- 11 tetor, ora 13:30: Laçi–Egnatia
- 11 tetor, ora 18:30: Partizani–Tirana