Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvendosur lokacionin e parakalimit për shënimin e ditës së pavarësisë, më 17 shkurt.
Për dallim nga vitet e mëparshme, kur parakalimi mbahej në sheshet qendrore të Prishtinës, sivjet ai do të zhvillohet në rrugën "Luan Haradinaj" nga "Qafa" tek "New Borni".
Lajmi është konfirmuar nga Vëllazërim Qerimi, shef i sektorit të informimit publik në FSK. Sipas programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, parakalimi fillon në orën 11:30.