Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026.
Sipas njoftimit të publikuar nga FSK-ja, aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të trajnimeve të rregullta të saj.
Gjatë kësaj periudhe, në zonat përkatëse mund të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillim të ushtrimeve të ndryshme.
FSK-ja ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve gjatë realizimit të aktiviteteve. Njoftimi nuk jep hollësi të tjera për llojin e ushtrimeve.