Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me kapacitete mjekësore ROL 1 i është bashkuar vendeve partnere të NATO-s në Ushtrimin Fushor KFOR 36, që po zhvillohet në JMRC Hohenfels, Gjermani, që nga 24 janari.
Sipas njoftimit zyrtar, FSK ofron mbështetje reale mjekësore për të gjitha ushtritë pjesëmarrëse, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin mjekësor të Ushtrisë Amerikane. Kontingjenti merr pjesë në trajnime specialistike dhe skenarë ushtrimi për të shkëmbyer përvoja profesionale.
Gjatë ushtrimit, personeli i FSK-së realizon trajnime dhe ligjërata mjekësore në bashkëpunim me ushtrinë amerikane për pjesëmarrësit e ushtrive partnere. Temëat përfshijnë:
• Prezantimin e PSO ROL 1 (niveli bazë i mbështetjes mjekësore në operacione ushtarake);
• Evakuimin mjekësor;
• Combat Life Saver (CLS);
• Shëndetin mendor;
• Menaxhimin e lëndimeve dhe qepjen e plagëve (sutura);
• Menaxhimin e traumave të kokës;
• Marrjen e mostrave të gjakut për laborator emergjent;
• Vendosjen e vijës venoze.
Njoftimi thekson se ushtarakët e FSK-së demonstrojnë disiplinë, profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri me partnerët për të shërbyer paqes dhe sigurisë globale.