Donika Gërvalla, ministre Drejtësie në Kosovë, ka reaguar më 17 mars 2026 pas publikimit të një fotografie të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila e paraqet atë mes mbeturinave dhe po qarkullon në rrjete sociale.
Ajo ka deklaruar se nuk ka njohuri për vendin ku është realizuar fotografia apo për institucionin ose kompaninë ku mund të jetë vendosur. Gërvalla ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në vendosjen ose publikimin e saj.
"Ai që e ka bërë foton, e ka vendosur fotografinë e Hashim Thaçit në mes të plehrave, nuk e kam vendosur unë. Krejt këto janë hallvë e ftohtë e fushata t’lodhta, i thonë në Kosovë. Duhet të jenë më kreativë në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të gjetur diçka me të cilën mund të më sulmojnë publikisht", ka thënë ajo.
Gërvalla ka theksuar se në ministri nuk ka fotografi të Hashim Thaçit, pasi ato janë larguar vite më parë dhe janë zëvendësuar me fotografi të presidentes Vjosa Osmani. Ajo e ka cilësuar rastin si përpjekje politike për ta sulmuar, duke i quajtur veprimet të pavlera dhe pa ndikim.