Një 91-vjeçar nga bashkia Finiq u gjet i pajetë mesditën e 11 shkurtit 2026, pas shpalljes së tij të humbur më 9 shkurtin. Ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
Të moshuari jetonte i vetëm pas vdekjes së bashkëshortes. Dy fëmijët e tij ndodhen prej vitesh në emigracion në Greqi.
Banorët e fshatit njoftuan policinë për mosardhjen e tij në shtëpi, duke theksuar se ai kurrë nuk largohej prej saj. Menjëherë pas njoftimit, MZSH bashkia Finiq nisi operacionin e kërkim-shpëtimit.
Kërkimet zgjatën dy ditë me pjesëmarrjen e banorëve, policisë dhe shërbimit zjarrfikës. Trupi u gjet në përroin e fshatit.
Pas ekspertizës së vendit të ngjarjes nga eksperti i policisë së shtetit, grupi zjarrfikës e transportoi kufomën deri në rrugë, ku u dorëzua te ambulanca për procedurat e mëtejshme.
Sipas burimeve, vdekja dyshohet të ketë qenë natyrale, por e ndikuar nga qëndrimi i tij jashtë për dy ditë. Nga këqyrja e kufomës nuk rezultojnë shenja dhune.