Gjermania ka zgjatur kontrollet kufitare me vendet fqinje për gjashtë muaj të tjerë pas datës 15 marsit 2026, kur duhej të përfundonin. Ky vendim erdhi për shkak të situatës aktuale të sigurisë.
Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt e deklaroi këtë të hënën, më 16 shkurt 2026, në gazetën Bild. Ai theksoi se: "Ne po i zgjasim kontrollet kufitare me vendet tona fqinje – kontrollet kufitare janë element i riorganizimit tonë të politikës së migracionit në Gjermani".
Njoftimi përkatës po i dërgohet Komisionit Evropian, sipas burimeve brenda Qeverisë së kancelarit Friedrich Merz. Kontrollet synojnë të forcojnë politikën e migrimit në vend.