Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, ka ndarë një mesazh falënderimi në rrjete sociale me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së tij më 24 mars 2026, ndërkohë që ndodhet në burg.
Vetëm pak minuta pasi GJKKO rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me garanci 50 mijë euro, duke e lënë në qeli, Meta postoi mesazhin.
Në të, ai shkruan: «Faleminderoj përzemërsisht gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për urimet e tyre me rastin e ditëlindjes sime, e cila më gjen më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër. Një falënderim të jashtëzakonshëm për nënën time, e cila më besoi emrin ILIR.»