Ilir Meta, president i Partisë së Lirisë dhe ish-president i Republikës, ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg.
Kjo ndodhi gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më 12 mars 2026, sipas raportimit të gazetäres Klodiana Lala.
Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga Meta. Për rrjedhojë, gjykata nuk do ta shqyrtojë më, ndërsa masa e vendosur më parë mbetet në fuqi. Meta është në qeli prej më shumë se një viti.
Arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë ende publike.
Përditësime
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës kundër masës së sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka në GJKKO e shpalli të papranueshme kërkesën për zëvendësim masë sigurie, të depozituar më 2 mars 2026. Akuzat përfshijnë korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, kontrata publike dhe lobime jashtë vendit.