Një grup i organizuar shtetasish shqiptarë u dënua nga Gjykata e Kurorës në Southwark për shpërndarjen e kokainës të klasit A në zonën e Milton Keynes, në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata shpalli vendimet më 18 mars 2026, pas një hetimi të gjatë nga Policia e Thames Valley.
Rrjeti kriminal operoi midis prillit 2022 dhe nëntorit 2023, duke shpërndarë drogë në shkallë të gjerë me strukturë të mirëorganizuar, role të përcaktuara dhe furnizim të vazhdueshëm. Autoritetet vëzhguan aktivitetin për muaj me radhë, duke dokumentuar mijëra transaksione mujore.
Në goditjen e parë, më korrik 2023, u arrestuan gjashtë anëtarë. Atëherë u sekuestruan 1.5 kilogramë kokainë, pajisje droge dhe rreth 10 mijë paund para të gatshme. Më 21 nëntor 2023, policia arrestoi tetë persona të tjerë të lidhur me rrjetin, duke konfiskuar 500 gramë kokainë dhe rreth 50 mijë paund.
Të dënuarit janë:
- Zeqir Pisli, 30 vjeç – 13 vjet e 8 muaj burg (figurë kryesore);
- Mevlan Pisli, 39 vjeç – 4 vjet e 2 muaj;
- Festim Pisli, 36 vjeç – 10 vjet e 3 muaj;
- Laers Katana, 22 vjeç – 5 vjet e 7 muaj;
- Arnaldo Dedja, 33 vjeç – 5 vjet e 8 muaj;
- Selita Burim, 27 vjeç – 5 vjet e 7 muaj;
- Jozef Perzefi, 21 vjeç – 3 vjet;
- Leonsio Cara, 28 vjeç – 3 vjet.
Autoritetet britanike vlerësuan operacionin si të konsoliduar, me ndikim në komunitet.