Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt 2026 katër seanca dëgjimore për kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren lidhur me masat e sigurisë ndaj 28 të dyshuarve për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit në komunat e Dragashit e Suharekës.
Vendimet për Dragashin
Më 10 shkurt, ndaj tre të pandehurve L.A., B.B. dhe S.S. u refuzua kërkesa për paraburgim si e pabazuar; ata u liruan të mbrohen në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, ndaj gjashtë të pandehurve A.K., M.R., E.R., A.Q., A.T. dhe R.Sh. u refuzua paraburgimi, por u caktua arrest shtëpiak për një muaj, deri më 9 mars 2026.
Vendimet për Suharekën
Më 11 shkurt 2026, në Departamentin e Krimeve të Rënda u mbajtën dy seanca nga ora 18:30 deri në 22:00.
Ndaj dhjetë të pandehurve A.Z., B.Z., B.V., E.M., F.K., G.R., Y.Z., L.F., M.H. dhe B.D. u refuzua kërkesa për paraburgim; ata u liruan në procedurë të rregullt.
Ndaj nëntë të pandehurve H.S., Sh.K., H.G., G.K., F.G., J.D., F.V., J.G. dhe B.K. u refuzua paraburgimi, por u caktua arrest shtëpiak për një muaj, deri më 10 mars 2026.