Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit M.N., i dyshuar për veprën penale të dhunimit të një gruaje në Deçan.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake Shaqë Curri, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë. Gjykata ka vlerësuar se dyshimi bazohet në nenin 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase, me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së procedurës penale.
Ngjarja ka ndodhur më 25 janar 2026 rreth orës 00:01 në Deçan. Të pandehuri M.N. u arrestua të nesërmen, më 26 janar 2026 në orën 12:00. Paraburgimi llogaritet nga kjo datë dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2026 në orën 16:00.
Hetimet për rastin vazhdojnë nga Policia e Kosovës dhe organet përkatëse.