Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, të paktën.
Vendimin e mori Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen Thaçi më 17 janar 2026.
Gjykata njoftoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera. Të tre ish-eporët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjykohen bashkë me Hashim Thaçin dhe ndodhen në paraburgim për më shumë se pesë vjet.
Vendimi i fundit për rishikimin e paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, ndërsa ai i ardhshëm pritet në shkurt 2026. Ky vendim erdhi një ditë pasi Gjykata njoftoi se deklaratat përmbyllëse do të zhvillohen nga 9 deri më 18 shkurt 2026.