Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA-së, ka postuar në Twitter një pjesë nga fjala e Trump-it gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes në Washington.
Trump foli për shmangien e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha: “Po merreni vesh. Dëh kur nuk merreni vesh, telefononi dhe ne do ta zgjidhim.”
Gjithashtu, Trump-i i tha drejtpërdrejt prezidentes Vjosa Osmani se për çdo problem mes këtyre shteteve mund ta telefonojë atë personalisht.
Postimi i Grenell-it shoqërohet me një video nga fjala e Trump-it, e cila thekson rolin e SHBA-së në ruajtjen e paqes në rajon.