Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, deklaroi se bota ndodhet në një kaos të pabesueshëm, ndërsa të gjithë po heshtin. Komentet u bënë të dielën, para finales së Kupës së Ligës së Anglisë (Carabao Cup) kundër Arsenalit.
Guardiola iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe tha: "Shikoni çfarë po ndodh në botë, jemi në një kaos të pabesueshëm dhe askush nuk po bën asgjë. Gjithçka po ndodh pas skenave. Bota do të shembet dhe ne ende flasim për ‘lojërat e errëta’ të njërës palë apo tjetrës. Ka gjëra më të rëndësishme se kjo".
Guardiola në muajt e fundit nuk ka heshtur për kauzën palestineze, duke dënuar gjenocidin në Gaza.
Finalja midis Arsenalit dhe Manchester Cityt zhvillohet të dielën në orën 17:30 në stadiumin Wembley.