Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka komentuar hyrjen e procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e fjalëve përfundimtare.
Sipas tij, fjalët përfundimtare të palëve fillojnë më 9 shkurt, ndërsa pret që drejtësia të vihet në vend gjatë muajit maj, me lirimin e të pandehurve dhe kthimin e tyre te familjet dhe shoqëria në Kosovë.
Gucati e cilëson aktakuzën si të rreme dhe të falsifikuar nga Serbia, Rusia si dhe nga disa shqiptarë që kanë dhënë dëshmi të rreme. Ai thekson se dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë ndërkombëtarë dhe kanë dëshmuar për rolin e UÇK-së si dhe për figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Prokuroria dhe përfaqësuesit e viktimave, sipas Gucatit, do të kërkojnë dënime, por ai pret që gjyqtarët të marrin vendim të drejtë për UÇK-në.
Përditësime
Gucati kritikoi dëshmitarët: «Shku me dëshmu me rrejt. Jo viqi, jo lopa, jo mali».
Ai deklaroi se viktimat «gjoja nuk kanë qenë viktima».
Për dëshmitarët shqiptarë tha se kanë «trupin në Kosovë e kokën në Serbi».
Fjalët përfundimtare fillojnë të hënën, më 9 shkurt.
Seancat përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Hagës zhvillohen nga 9 deri në 18 shkurt.
- Të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të flasin vetë pas parashtrimeve të mbrojtjes.
- Gucati deklaroi: "Dashtë Zoti që gjyqtarët të mos bien pre e prokurorëve dhe e matrapazëve..."
- Aktivistët kritikojnë trajtimin e të akuzuarve dhe shkeljet procedurale të paraburgimit gjatë viteve.