Haley Robson ka dhënë për herë të parë dëshminë publike mbi abuzimin seksual nga Jeffrey Epstein, i cili ndodhi në vitin 2002, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe.
Ajo u kontaktua nga njerëz të afërt, përfshirë një shoqe klase, Tony Figueroa – ish-i dashuri i Virginia Giuffre – dhe Ghislaine Maxwell. Robson kujton se ndodhej në plazh kur e ftuan në shtëpinë e Epstein-it me një pretekst. "Kur mbërrita, ai më abuzoi për rreth një orë", deklaroi ajo në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera.
Sa i përket vdekjes së Epstein-it, Robson shpreh bindjen se ai nuk ka kryer vetëvrasje. "Mendoj se ai u vra. Ishte një manipulator me ego të madhe", tha ajo, duke theksuar aftësinë e tij për të bindur të gjithë.
Sot, Robson është aktiviste e angazhuar për ndihmën ndaj viktimave të abuzimeve, veçanërisht grave dhe fëmijëve. "Kjo përvojë na ka bërë më të forta dhe më të vendosura për të kërkuar drejtësi", u shpreh ajo, duke shtuar se këto trauma i kanë transformuar në gra guximtare që nuk pranojnë padrejtësi nga bashkëpunëtorët e abuzuesve.