Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka pritur në takim Petrit Malaj, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë. Takimi u zhvillua më 26 janar 2026 dhe u përqendrua në forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Hamza ka shkruar: "Bashkëbisedim i hapur me ambasadorin Petrit Malaj për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej diplomacisë. Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë".