Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, ka komentuar largimin e Xabi Alonsos nga Reali. Ai deklaroi se nuk është çështje që i përket atij, por shtoi se ka një raport shumë të mirë me Alonson, qëkur ky i fundit ishte te Bayer Leverkusen dhe kanë mbajtur kontaktet.
Flick uroi Alonson dhe stafin e tij për më të mirën, duke u shprehur i sigurt se do të gjejë shpejt një projekt të ri. "Ai është një trajner shumë i mirë dhe ka një të ardhme të ndritur përpara", tha ai, duke theksuar se futbolli vazhdon.
Sa i përket Barcelonës, Flick e përshkroi situatën si familjare. Presidenti, futbollistët, stafi, klubi dhe drejtuesit, përfshirë Deco-në, funksionojnë si një familje e madhe. Ai e ndjeu këtë që në orët e para të ardhjes së tij dhe e vlerëson shumë këtë kulturë, të cilën e konfirmoi edhe në Arabi.