Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbështetur marshin "Drejtësi, jo politikë", që do të zhvillohet më 17 shkurt në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
Marshimi, me fillim në orën 14:00, synon të kërkojë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët mbahen në Hagë prej më shumë se pesë vjet.
Haradinaj ka rishpërndarë thirrjen për këtë aktivitet në Facebook, duke shkruar: "Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri".
Ndërkohë, në Hagë ka nisur seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku palët do të mbajnë deklaratat përmbyllëse.