Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, duke nderuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 17 maj 1999 në Shqiponjë u shndërrua në testament kombëtar për mbrojtjen e nderit të atdheut. Ai shtoi se kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë.
Haradinaj theksoi se gjatë përkujtimit u kujtua epopja e UÇK-së dhe u nderuan burrat dhe gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës. Këta të rënë mbeten udhërrëfyesi për angazhimin ndaj Kosovës që ata e ëndërruan ndër breza.