Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, nuk ka komentuar lidhur me vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit.
Të enjten mbrëma, Haxhiu i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin përkohshëm të afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pak minuta para afatit për emërimin e tij.
Më 8 Mars, pas homazheve te memoriali “heroinat”, kur u pyet nga gazetarët e KosovaPress-it, ajo u shmang nga komentimi. Haxhiu tha se dita kushtonte për të drejtat e grave dhe sfidat e tyre.
“Sot me 8 mars duhet të flasim për të drejtat e grave, për problemet e tyre, sfidat që ballafaqohen. Për tema tjera të politikave ditore të zhvillimeve në vend, natyrisht që do të kem paraqitje tjetër, ju premtoj për këtë, rrethanat na obligojnë që të japim qëndrimet në raport me situatën aktuale”, deklaroi ajo.