Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar qytetarët dhe komunitetin e biznesit se ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies së tij.
Sipas njoftimit, bazuar në këtë marrëveshje, të ardhurat nuk tatohen dy herë në Kosovë dhe Itali. Tatimi i paguar në një shtet njihet si kredit tatimor në shtetin tjetër, sipas rregullave përkatëse.
Përfitimet kryesore
• Rregulla të qarta për paga, profesione të lira dhe biznese.
• Pensione tatohen vetëm në shtetin e rezidencës.
• Punësimi afatshkurtër (deri në 183 ditë) tatohet vetëm në shtetin e rezidencës, kur plotësohen kushtet e marrëveshjes.
• Përjashtime për studentë dhe praktikantë që qëndrojnë për studim ose trajnim.
• Norma më të favorshme për dividendë, interesa dhe honorare.
• Më shumë siguri juridike për qytetarët dhe investitorët.