Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ka bërë një thirrje drejtuar mërgimtarëve të pranishëm në Hagë. Në pritje për të hyrë në Galerinë e Publikut, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për krerët e UÇK-së, ai ka kërkuar nga masa që të ruajë maturinë.
Në deklaratën e tij, Gucati theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë për mbarëvajtjen e procesit. Ai u shpreh se mbështetësit nuk duhet të bien pre e provokimeve nga askush, duke kërkuar përqendrim dhe sjellje të përshtatshme gjatë pranisë së tyre pranë institucionit gjyqësor.