Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka parashikuar reshje intensive në veri dhe jug të vendit për 24 orët e ardhshme.
Në mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë ditës së dielës, reshjet do të jenë lokalisht intensive në qarkun Shkodër, mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Në veri, në lartësitë mbi 900 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të bien në formë dëbore. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të shkaktojnë rënie gurësh e inertesh, si dhe vërshime lokale në zonat urbane të qarkut Shkodër, varësisht nga sistemi i kanalizimeve.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë prej pasdites së shtunës dhe gjatë të dielës, kryesisht në bregdet dhe zona malore.
Temperaturat maksimale do të rriten me rreth 5 gradë Celsius, duke i bërë vlerat pozitive në të gjithë vendin të dielën. Në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet arrijnë 12 gradë Celsius. Në zonat e ulëta dhe bregdetare, vlerat luhaten nga 9 deri në 19 gradë Celsius.
Përditësime
IGJEO paralajmëron reshje të dobëta deri mesatare në Shkodër sot pasdite (24 tetor) dhe intensive nesër (25 tetor), si dhe reshje dhe erë të fortë për datat 24-25.
Temperaturat minimale/maksimale parashikohen:
- Bregdet: 11/19°C
- Ultëra: 9/19°C
- Malore: 2/12°C
IGJEO zgjeron paralajmërimin për sot pasdite dhe të hënën (26).
- Reshje mesatare deri intensive priten në qarkun Gjirokastër.
- Raportohen probleme si rënie gurësh dhe vërshime në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.
- Dëbora parashikohet mbi 900 m në Veri, Lindje dhe Juglindje.
- Temperaturat ulen nesër: bregdet 8/14°C, ultësira 3/13°C, malore 1/8°C.