Në seancën paraprake të 12 marsit 2026 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Rëndë të Organizuar (GJKKO), ish-presidenti Ilir Meta foli për shpenzimet familjare. Ai këmbënguli se nuk ka fshehur pasuri dhe ka bërë jetë të thjeshtë, jo luksoze. "Kam bërë jetë të thjeshtë, jo jetë luksi! Nuk kam pirë verën 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me charter", deklaroi ai, sipas raportimeve nga gazetaret Glidona Daci dhe Blerina Cene.
Një ditë më parë, Meta depozitoi kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë në GJKKO. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese caktoi datën 8 prill 2026, ora 11:00, për shqyrtimin e ankimit të Metës kundër vendimit që e mban në "arrest me burg". Shqyrtimi do të zhvillohet vetëm me dokumente, pa prezencën e tij personale. Ai kërkon shfuqizimin e vendimeve të mëparshme:
- Vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024;
- Vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë më 20 tetor 2024 dhe 23 tetor 2024.
Akuzat e ngritura
Më 29 gusht 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Rëndë (SPAK) çoi në gjyq Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Ndaj tyre rëndojnë tre akuza: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq janë të përfshirë edhe nëna e Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërsa Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, të kryer në bashkëpunim.
SPAK thotë se hetimet kanë zbuluar skema korrupsioni dhe përdorim të pushtetit politik nga Meta dhe Kryemadhi.
Përditësime
GJKKO përmbylli seancën paraprake dhe vendosi për të mërkurën e ardhshme kalimin në gjykim.
Gjatë seancës:
- Ilir Meta thumbnoi Edi Ramën: "Kam qenë shtetar dhe asnjëherë s’kam abuzuar me detyrën".
- Meta lexoi një intervistë të Donald Lu-së, ku ish-ambasadori amerikan prezantohet si promotor i reformës në drejtësi.
Gjyqtarja Irena Gjoka caktoi datën e vendimit për kalimin në gjykim më 18 mars 2026.
- Monika Kryemadhi deklaroi se SPAK nuk ka prova konkrete dhe akuzat bazohen në perceptime dhe indicie.
- Avokati Kujtim Cakrani kërkoi pushimin e çështjes ose rikthimin për hetim të mëtejshëm.
- SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 dhe dërgoi dosjen në gusht 2025.
- Dosja përfshin CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
- Ilir Meta mbetet i vetmi në burg; Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesat për ndryshim maseje.