Ish-presidenti Ilir Meta, president i Partisë së Lirisë, ka reaguar në rrjetet sociale nga qelia për protestën e zhvilluar nga opozita më 20 shkurt para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur regjimin e kalbur të kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar datën me rrëzimin e diktaturave 35 vite më parë. Ai nënvizon se as plumbat e gomës, as dhuna kriminale dhe as rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk e ndalin "uraganin e Lirisë".
Citati i plotë i Metës: “20 Shkurti i rrëzimit të diktaturave konfirmoi vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur regjimin e kalbur të Edi Ramës. As plumbat e gomës, as dhuna kriminale dhe as rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk e ndalin dot uraganin e Lirisë. Mirënjohje për guximin, qëndresën dhe vendosmërinë për t’i rikthyer Shqipërisë me çdo çmim Lirinë. FITORE!”.
Meta është i paraburgosur që nga 21 tetori 2024, me urdhër të SPAK-ut dhe vendim të GJKKO-së. Reagimi vjen menjëherë pas protestës së Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare.
Përditësime
Policia shoqëroi 31 persona gjatë protestës së opozitës.
Zhvillime kryesore:
- Përplasje pranë selisë së PD-së midis deputetëve Noka dhe Këlliçi dhe policëve civilë.
- PD dënon ndërhyrjen e policisë dhe cenimin e të drejtës për tubim.
- Sali Berisha deklaron se u hodh gaz në selinë e PD-së.
- Gazim Halit Bardhi akuzon se u përdor gaz lotsjellës brenda xhamisë së Namazgjasë.
- Protesta zgjati mbi 3 orë.