Një rast i rëndë i sulmit fizik ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, ku një 12-vjeçare është dhunuar nga një 18-vjeçare me vendbanim në Prizren. Ngjarja është bërë publike përmes një videoje të publikuar nga Mitropol, e cila ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve.
Sipas pamjeve të siguruara, viktima shihet e shtrirë në tokë duke mbuluar kokën me duar, ndërkohë që sulmuesja e godet atë në mënyrë të përsëritur në kokë dhe në pjesën e trupit. Në video dëgjohen kërcënime dhe vërehet prania e një vajze tjetër në vendin e ngjarjes, e cila shihet e shqetësuar nga skena e dhunës.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore pas publikimit të incizimit. Autoritetet policore kanë njoftuar se kanë shoqëruar palët e përfshira në incident për t'i intervistuar në lidhje me rrethanat dhe motivet që çuan deri te ky incident fizik.